Një tjetër artist del kundër çmimeve “Grammy”, Zayn Malik bën deklaratën e fortë!

Këtë vit në mënyrë të paprecedentë disa artistë të njohur janë shprehur kundër çmimeve “Grammy”. I fundit që ka shprehur pakënaqsinë e tij me një deklaratë të fortë kundër eventit të famshëm, me një postim në Twitter, është Zayn Malik, ish-anëtar i grupit “One Direction”. Këngëtari nuk ka marrë asnjë nominim në ceremoninë e këtij vit dhe në fakt ai nuk është bërë asnjëherë pjesë e listave nga “Grammy”, që prej vitit 2015, pavarësisht se ka bërë vazhdimisht hite, madje edhe albume.

“Në djall me Grammy -t dhe çdokush që ka lidhje me të. Nëse nuk shtrëngoni duart dhe nuk dërgoni dhurata, nuk konsideroheni fare. Vitin tjetër do ju dërgoj unë një shportë ëmbëlsirash”,- shkruan Zyan.

Advertisement

Menjëherë pas këtij postimi fansat nxituan t’i dilnin në krahë Zayn dhe ta mbështesnin, sidomos në rastin e disa këngëve si “Pillowtalk” apo “Dusk Till Down”, të cilat edhe pse kanë dominuar klasifikimet muzikore, nuk janë marrë fare në konsideratë.

Ndërkohë, pak kohë më parë ishte The Weeknd që doli kundër “Grammys”, duke qenë se nuk mori asnjë nominim këtë vit edhe pse ka qenë një nga periudhat më të sukseeshme të tij. Deklarata e artistit u mbështet edhe nga reperi Drake, i cili solli edhe shembuj të këngëtarve të tjerë që janë trajtuar padrejtësisht nga akademia e muzikës. Për këtë mund të lexoni më shumë këtu.