Këngëtarja e njohur shqiptare, Beatrix Ramosaj, e ka publikuar videoprojektin e shumëpritur muzikor.
Kënga titullohet “Dancing With The Devil” dhe vjen e interpretuar tërësisht në gjuhën angleze.
Teksin dhe melodinë e këngës e ka bërë vetë këngëtarja. Betarixi, po ashtu e ka bërë edhe kompozimin e këtij projekti, bashkë me artistin e suksesshëm shqiptar, Eugent Bushpepa.
Kjo dyshe, po ashtu janë protagonistë të videoklipit.
Beatrix Ramosaj e ka paralajmëruar promovimin e këngës përmes një postimi në Instagram, me ç’rast edhe i ka falënderuar gjithë bashkëpunëtorët e saj.
“Dancing With The Devil”, po ashtu e shënon rikthimin e Beatrixit në skenën muzikore pas tre vjetësh, kur edhe e kishte publikuar videoprojektin me titull “Pa ndjenjë”.
Kënga tashmë është publikuar në platformën YouTube dhe është mirëpritur nga fansat e këngëtares.