Dy shpërthime masive tronditën Bejrutin duke i marrë jetën shume personave, ndërsa kryeqyteti libanez u pushtua nga një re e zezë tymi.
Ndërtesat pranë vendit ku ndodhën shpërthimet janë dëmtuar, mes tyre edhe banesa e ish-kryeministrit.
Ky i fundit është i sigurt, ndërsa ministri i Shëndetësisë tha se shpërthimet kanë shkaktuar një numër të madh të plagosurish dhe shumë dëmtime.
Burime për Reuters thanë se, të paktën 10 persona kanë humbur jetën nga shpërthimi.
Mediat kanë publikuar pamjet pak momente pas shpërthimit, që raportohet se ka ndodhur brenda portit në disa depo që mbanin eksplozivë ose fishekzjarr, ndërsa nuk dihet se çfarë i shkaktoi ato.