Moderatorja e njohur, Roza Lati, ka nisur së fundmi pushimet. Në profilin e saj në “Instagram”, ajo ka publikuar disa fotografi me bikini ku shfaqet në super formë.
Një ditë më parë, Roza ka marrë vëmendjen e të gjithëve me pozën që kishte zgjedhur për të postuar në rrjetet sociale.
E veshur me bikini, Roza ka pozuar së bashku me qenin e saj. “Vajzat aventuriere”, shkruan moderatorja krahas fotos që ka marrë mijëra pëlqime.
E teksa fansat i kanë bërë shumë komplimente, ka patur nga ata që kanë vënë re një detaj që i ka prishur pozën perfekte. Është shapka e Rozës, të cilën ajo nuk e ka fshehur mirë dhe ai apo ajo që ka realizuar foton nuk e ka vënë re.
Lidhur me këto komente ka reaguar vetë Roza, e cila me shaka tregon se shyqyr që ka fshehur mirë pantallonat e shkurtra. Gjithashtu ajo shprehet se ka ende poza perfekte për të postuar.