Na thuaj çfarë forme i ke dhëmbët, të të themi diçka për personalitetin tënd

Kush do të mendonte se dhëmbët dhe forma e tyre mund të jepnin indikacione shumë specifike mbi personalitetin tonë! Është vërtetuar nga morfopsikologjia, domethënë shkenca që vlerëson personalitetin e njerëzve falë pamjes së tyre se edhe dhëmbët mund të tregojnë diçka për ju…Le ta zbulojmë bashkë!

Figura 1

Ju i përkisni njerëzve që janë shumë të qetë, objektivë dhe kanë një vetëkontroll të fortë, shpesh njerëzit që kanë këtë formë dhëmbësh janë diplomatik dhe ambiciozë.

Figura 2

Ky lloj i dhëmbëve karakterizon njerëzit që kanë një pasion të madh për artin. Individët që kanë këtë lloj dhëmbi duan të vishen në një mënyrë të veçantë dhe eksentrike, ata janë të ndjeshëm, të ndrojtur dhe të organizuar.

Figura 3

Ky lloj tregon njerëzit që kanë një sens të fortë praktik dhe aftësi të shkëlqyera për zgjidhjen e problemeve. Ai që i ka këto dhëmbë është shumë i shoqërueshëm dhe i pëlqen të flasë shumë.

Figura 4

Ata i karakterizojnë njerëzit me një personalitet dinamik, eksentrik, janë individë shumë qesharak dhe optimist.

Burimi: RevistaClass