Kemi folur jo pak për tendencat e flokëve këtë verë. Nga gërshetat, e deri tek kapjet që na risollën ndërmend fëmijërinë, Kim Kardashian u fokusua diku tjetër.
E kemi parë brune, bjonde, madje edhe me flokë rozë. Por, këtë verë Kim vendosi të eksperimentojë me nuancën e kuqe. Ylli i realityshow “Keeping Up With The Kardashian” ka preferuar të ruajë të zezën tek rrënjët, duke e miksuar me të kuqen e ndezur. Një tendencë të tillë e kemi parë edhe disa javë më parë, nga një këngëtare shqiptare.
Dua Lipa, teksa ndërroi disa herë ngjyrën e flokëve gjatë karantinës, bëri një zgjedhje pak a shumë të ngjashme me Kim. Një ‘look’ i tillë duket se do të jetë një nga tendencat e këtij sezoni, ndërsa vajzat duken plot stil me miksimin e nuancave të flokëve. Kështu, për ditët e nxehta, keni disa mundësi për tu dukur sa më bukur, vetëm me një ndryshim të flokëve!