Aktorja e njohur Dama Judie Dench, për herë të parë është bërë personazhi i njohur femërr më e moshuar në botë që pozon për kopertinën e ‘Vogue’, edicionin britanik në historinë e saj 104-vjeçare.
85-vjeçarja është fotografuar në muajin qershor para se të izolohej për pandeminë e koronaviruisit, por në intervistë ka folur për vetë-izolimin në shtëpinë e saj në Surrey.
Ajo ka thënë se pasi të mbaroj izolimi njerëzit do të bëhen më të vetëdijshëm duke shtuar se edhe për atë këto kohë kanë qenë mjaft të vështira.
“Jam i sigurt që ndjehem si të gjithë të tjerët, kohë të tilla të pashembullta janë mjaft të vështira për tu kuptuar. Gjëja e mirë është që i ka bërë njerëzit të vetëdijshëm për gjendjen e vështirë të të tjerëve që janë plotësisht vetëm.Nëse një dashamirësi e madhe del nga kjo, kjo do të jetë një plus”– tha aktorja e njohur.
Jane Fonda ishte ylli i mëparshëm më i vjetër i kopertinës, duke u shfaqur në moshën 81 vjeçe vitin e kaluar.
Burimi: BBC| Dosja.al