“10, si pikat e Tavor që jepen pas ndërhyrjes së parë kirurgjikale. Prezantuesja shqiptare është në Sanremo si një shkëmbim mes saj dhe Wanna Marchi-t që jeton në Tiranë. Fjalimi i saj hyrës kishte të njëjtat fjalë sa edhe monologu i Benigni-t, por ajo flet aq shpejt sa e mbaroi për dy minuta dhe si për të ulur pak adrenalinën, hipi dhe zbriti nga shkallët e Ariston-it dy a tre herë. “Arritja më e madhe e karrierës sime”, përsëriti disa herë me entuziazëm përpara se ta dinte se për 90 minuta do qëndronte në skenën e Nutella-s”, shkruan Selvaggia Lucarelli për Alketa Vejsiun.
Ajo ditët e fundit po shkruan recensione dhe po jep vlerësime për të gjitha aspektet e Sanmeros. Selvaggia njihet për qëndrimet e saj acide. Gazetare, autore librash, anëtare jurie tek “Dancing with the Stars” nuk kursen askënd me komentet e saj. E ka provuar në kurriz Chiara Ferragni, sidomos gjatë dasmës së saj, periudhë në të cilën, Lucarelli e ka masakruar me komente.
Graziella Liotta, prezantuese e natës së parë, që shkroi dhe monologun e Rula Jebreal është shprehur gjithashtu me vlerësime maksimale për Alketën.
*Artikulli marrë nga tpi.it
Burimi: TiranaPOST