Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora premtoi se do rindërtonte shtëpinë e një prej familjeve të prekura nga tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit.
Rita zgjodhi familjen Sala për t’ju rindërtuar shtëpinë e duket se kjo gjë u bë në kohë rekord.
Ishte kryetari i bashkisë, Erion Veliaj ai i cili postoi videon ku tregon shtëpinë e përfunduar pas 2 muajsh nga tërmeti shkatërrues edhe momentin emocionues kur pjestarët e familjes hyjnë brenda.
“Premtim i dhënë, premtim i mbajtur! Në shtëpinë e re të familjes Sala, e rindërtuar nga goca jonë Rita Ora, e cila iu përgjigj menjëherë thirrjes tonë për të adoptuar një nga banesat e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit. Faleminderit nga zemra Rita”, shkruan Erion Veliaj.
/News31.al/