Fansi irritohet me Madonnën, e çon në gjyq

“Ka diçka që ju të gjithë duhet ta kuptoni, dhe kjo është; një mbretëreshë nuk është kurrë vonë”, kështu e nisi Madonna performancën e saj në një koncert në Las Vegas ndërsa ishte e ulur mbi një piano. Por duket se pavarësisht brohoritjeve, jo të gjithë ishin dakord me të.

Nate Hollander, një fans nga Florida do ta çojë këngëtaren në gjyq për vonesën në koncertin e saj. Ai ka paraqitur një padi në Miami Dade, kundër Madonës dhe kompanisë që organizon koncertet duke pretenduar e vonesa e nisjes së koncertit për turin e saj Madame X është shkelje kontrate mes këngëtares dhe blerësit të biletës.

Advertisement

Sidoqoftë fakti që Madona e nisi koncertin e saj me orë të tëra vonesë, nuk është një risi pasi ylli i popit e ka lënë gjithnjë publikun në pritje.

/Opinion.al/