Klaudia Pepa do të vijë së shpejti në ekran me një emision të sajin

Klaudia Pepa ka bërë të ditur për të gjithë ndjekësit e saj se shumë shpejt do ta shohim në ekran. Një program televiziv i ri do ta rikthejë Klaudian në botën e televizionit, edhe pse balerina nuk ka dhënë detaje të mëtejshme.

“Muaji nëntor është muaji i zjarrit për mua. Së shpejti do t’ju tregoj se në cilin program televiziv do më shihni”, ka shkruar Klaudia poshtë fotos ku shihet e veshur me një fustan ngjyrë ari. Produksion italian apo shqiptar, kjo nuk dihet ende, e mesa duket balerina do të zbulojë diçka më tepër në momentin e duhur.

Advertisement

Klaudia u ngjit në skenën e “Kënga Magjike” vitin e shkuar si bashkëprezantuese, kështu një rol i tillë nuk vjen si eksperiencë e parë për të. Na duhet vetëm të presim për të parë se çfarë ka përgatitur balerina për publikun këtë herë.

/News31.al/