Deklaratat e fundit të dukeshës Meghan Markle se ka përjetuar një periudhë shumë të vështirë pas ardhjes në pallatin Mbretëror për shkak të tabloidëve britanikë kanë shkaktuar polemika të shumta.
Këto lloj polemikash janë shtuar edhe pas fjalës së Princ Harryt se do të padiste shumë nga këto tabloide. Një koment kritik për dukeshën ka ardhur nga gazetari britanik Piers Morgan, i cili theksoi se ajo po ankohet më shumë seç duhet:
“Mendoj se Meghan Markle duhet të ndalojë së ankuari, pikë. Ajo është një aktore që ankohet më tepër sesa duhet. E them këtë me shumë respekt. Por pjesëtarët më të rëndësishëm dhe të suksesshëm të familjes mbretërore gjithmonë e kanë kuptuar, nuk janë ankuar, nuk kanë bërë pyetje, kanë bërë thjesht detyrën e tyre dhe të gjithë i duan. Në momentin që ti qahesh për çdo gjë, njerëzit të shqetësojnë. Pa prit pak, po jeton në pallatet tona të shtrenjta, me shërbëtorë, fillo kupto pak realitetin’”,-është shprehur ai për US Weekly.
Nuk është hera e parë që Meghan kritikohet për qëndrimet e saj qëkur është lidhur në martesë me Princ Harryn.
/Opinion.al/