E pyesin për lidhjen me Romeon, Jonida Maliqi nuk heziton të japë një përgjigje për të gjithë

Lidhja e shumëpërfolur mes Jonida Maliqit dhe Romeo Veshaj është kthyer tashmë në temën e lajmeve rozë. Janë apo nuk janë bashkë? Pa aprovimin e tyre për publikun, kanë qenë disa ‘shenja’ që kanë konfirmuar këtë romancë.

Advertisement

Pak kohë më parë, Romeo u shpreh se ishte shumë i lumtur për lidhjen që kishte, pa dhënë emra. Megjithatë, në një intervistë për ‘Prive’, Jonida nuk e ka lënë pa një koment atë çka përflitet së fundmi për të. “Tani kemi gjithë verën që merremi me këtë çështje. Po lodhen kaq shumë, po mundohen kaq shumë. Jam shumë e lumtur dhe kaq mjafton”, ka thënë këngëtarja, që edhe pse nuk e përmendi emrin e Romeos, nuk mohoi se mes tyre ka një lidhje.

Mesa duket çifti po shijon kohën me njëri-tjetrin, pa dashur që vëmendja e publikut të përqendrohet plotësisht tek jeta e tyre pas ekranit.

/News31.al/