Albumi i famshëm “Abbey Road” i The Beatles ngjitet përsëri në vendin e parë si albumi më i mirë në Britani edhe 50 vjet pas publikimit të tij.
Katërshja “fantastike” siç njihen ndryshe rimorën vendin e parë duke vendosur edhe një rekord prej 50 vitesh hapësirë mes datës së publikimit dhe çmimit të fituar.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, këngëtari kryesor i bandës The Beatles, Paul McCartney shprehet se, “nuk mund ta besoj që edhe pas kaq vitesh Abbey Road jeton akoma”.
Abbey Road fitoi çmimin best-selling këtë javë në Britani, duke shitur mbi 9000 kopje. Madje ajo rrëzoi nga “froni” albumin Why Me? Why Not? të Liam Gallagher.
Albumi i fundit që bashkoi The Beatles ishte pikërisht “Abbey Road”. Pas tij u publikua dhe “Let It Be” por ajo ishte regjistruar më parë. Për shkak të disa mosmarrëveshjeve brenda grupit ajo u publikua vetëm një vit më pas.
Ndër këngët më të njohura që përmban “Abbey Road” mund të përmendim “Something dhe Octopus’s Garden”.
/ATA/