Rrëfehet Hailey Baldwin: 1 vit martesë me Justin Bieber

Që prej një viti këngëtari Justin Bieber dhe modelja Hailey Baldwin janë lidhur në martesë ligjërisht dhe gjatë shtatorit të këtij viti pritet që të realizojnë ceremoninë.

Gjatë këtij viti lidhja e tyre ka hasur mjaft problemetika dhe shumë ulje e ngritje për shkak të gjendjes së Bieber, i cili u përball me ankthin dhe depresionin.

Advertisement

Në një intervistë për “Vogue Australia” modelja e njohur u pyet nëse rezultoi i vështirë viti i parë i martesës. Ajo theksoi se vështirësitë do të jenë gjithnjë të pranishme pasi njëmarrëdhënie e mirë që të funksionojë do shumë përpjekje.

“Unë e kam thënë këtë gjë kur ndodhën shumë gjëra të reja. Unë nuk kisha jetuar kurrë me dikë tjetër më parë. Nuk më ishte dashur kurrë të bashkëjetoja me dikë, kështu që unë isha duke mësuar si të ndaja hapësirën time me dikë tjetër për herë të parë. Por ne kemi gjetur një ritëm. Kalojmë më bukur bashkë, gjë që duhet të ndodhë kur kalon më shumë kohë me dikë që dashuron”,-është shprehur ajo.

Gjithashtu Hailey ka theksuar se një tjetër faktor që ka ndikuar shumë në lidhjen e saj  me Justin, ka qenë besimi i tyre i përbashkët, sepse sipas saj kjo gjë ka lehtësuar konliktet që mund të kenë patur.

/Opinion.al/