Po sot Berisha dhe Olldashi inauguruan dhe fillimin e punimeve për rrugën dytësore Lezhë, ish-SMT Rille.Rruga Tale-Lezhë është një investim i buxhetit të shtetit me një vlerë totale 150 milion Lekë dhe me një gjatësi 9.5 Km. Ministria e transporteve ka dhënë dhe detajet në lidhje me ndërtimin e kësaj rruge. Punimet për ndërtimin e saj janë bërë në dy faza: faza e parë ka përfshirë një gjatësi prej 5 km, me një vlerë 65 milion Lekë. Ndërsa faza e dytë përfshin një gjatësi prej 4.5 km, me një vlerë prej 85 milion Lekë.Gjerësia totale e rrugës është 7 m, ku përfshihen dhe dy bankina të thjeshta secila nga 0.5 m.Sipas Ministrisë së Transporteve punimet janë kryer nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve. Po sot u inaugurua dhe fillimi i punimeve për fazën e parë të rrugës dytësore Lezhe, ish SMT Rrille, me një gjatësi prej 5 km dhe me një vlerë prej 900 mijë Euro.Ky projekt është financuar nga Bashkimi Europian, IPA 2008, “Punimet për Rindërtimin e Rrugëve Dytësore dhe Rurale në Shqipëri”. “Investimi në infrastrukturën turistike do të jetë një nga prioritetet e qeverisë gjatë këtij viti”, është shprehur në fjalën e tij kryeministri. Berisha u shpreh se inaugurimi i kësaj rruge vjen si “përmbushje e premtimit të qeverisë se brenda vitit 2010 nuk do të ketë asnjë rrugë të paasfaltuar që zbret drejt detit, nga Ksamili në Velipojë.” Kreu i qeverisë thekson se ndërtimi i këtyre rrugëve do të bëhet i mundur duke siguruar dhe projekte investuese në këto zona.