Chiara Ferragni, një ndër emrat më të njohur të botës së modës, para disa javësh informoi ndjekësit se do të sjellë një dokumentar mbi jetën e saj, ndërsa ditën e sotme ka treguar e lumtur se sapo është publikuar traileri i tij.
Chiara ka rrëfyer se është përlotur nga gëzimi dhe videon e trailerit e ka publikuar edhe në profilin e saj në Instagram.
“Ja ku është: Me lot gëzimi në sy, ju tregoj trailerin e filmit-dokumentar të jetës time. Shpresoj ta pëlqeni.”-shkruan blogerja krahas videos.
Disa fragmente të dokumentarit tregojnë Chiaran në moshë të vogël dhe jetën e saj deri më sot, ndërsa blogerja ka treguar se qëllimi i saj nuk ishte të bëhej e famshme, por të bënte në jetë diçka që do të linte shenjë.
Kujtojmë se Chiara është e martuar me këngëtarin e njohur italian Fedez, me të cilin ka edhe një djalë. Ajo numëron miliona ndjekës në rrjete sociale dhe është një ndër influencueset më të mëdha në Instagram.
/Opinion.al/