Gigi Hadid në një lidhje tjetër, Zayn Malik merr vendimin e rëndësishëm

Shtatë muaj pas ndarjes me këngëtarin e njohur Zayn Malik, modelja Gigi Hadid u pa në shoqërinë e Tyler Cameron.

Ata u fotografuan duke dalë së bashku ndërsa mbrëmjen e kaluar Tyler fjeti në shtëpinë e Gigit, duke konfirmuar kështu zërat për një romancë të re mes tyre.

Advertisement

Teksa Gigi shijon njohjen e re, Zayn ka marrë vendimin e rëndësishëm të shesë shtëpinë ku ka qëndruar me modelen. Ai ka vendosur ta shesë apartamentin super luksoz me pamje fantastike nga qyteti i New York-ut, për 10.8 milionë dollarë.

“People” shkruan se gjatë lidhjes së tyre, Gigi dhe Zayn e kishin atë apartament folenë e tyre të dashurisë, e mesa duket për këtë arsye, ai ka vendosur ta shesë.

/Opinion.al/