Këngëtarja me origjinë shqiptare, Ava Max nominohet për herë të parë për MTV Video Music Awards

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Ava Max është nominuar për herë të parë për MTV Video Music Awards. Autorja e hitit “Sweet but Psycho” është bërë pjesë e kategorisë ‘Artisti i ri më i mirë’.

Ndonëse ky është një zhvillim i rëndësishëm për karrieren e 25-vjeçares, gara në këtë kategori paraqitet e fortë për shqiptaren, pasi favoritë konsiderohen Billie Eilish apo Lil Nas X.

Në listën e VMA janë përfshirë edhe shqiptaret Bebe Rexha dhe Dua Lipa.

Advertisement

Të dyja janë pjesë e kategorisë ‘Best Dance’, me Beben e nominuar për dy këngë: “Call You Mine” dhe “Say My Name”, ndërsa Dua me “Electricity”.

Rita Ora nuk është bërë pjesë e VMA, ndonëse ka publikuar këngë të shumta përgjatë vitit të kaluar, të cilat janë vlerësuar nga kritikët.

Lista e VMA dominohet këtë vit nga Ariana Grande dhe Taylor Swift me nga 10 nominime secila, të ndjekura nga Billie Eilish dhe Lil Nas X me nëntë dhe tetë nominime.

/ATA/