Duket se fillimi i 2020-ës do të jetë shumë i ngarkuar për Era Istrefin.
Tashmë ajo është duke u bërë gati për turin e saj ndërkombëtar, njofton Klan Kosova.
Madje tashmë janë publikuar edhe data kur Era do të këndojë në Paris, Londër, Las Vegas, New York… etj.
Ndryshe këngëtarja së fundmi ka publikuar dy bashkëpunime, një me reperin rus dhe këngën me motrën e saj Norën.
/Prive.al/