Fotografohet frika nga shëndoshja

Jo vetëm është një ide fikse, por është edhe një mendim shqetësues që n’a bën të heqim dorë nga gjërat që vërtetë do të donim t’i hanim. Frika nga shëndoshja është një fakt kaq real, sa shkencëtarët kanë arritur edhe t’a fotografojnë. Kështu edhe ato femra që hiqen sikur trupi perfekt nuk u intereson, në realitet kanë një ndjesi ankthi për t’u përballur me imazhin vetjak e me ato të modeleve. Madje në trurin e femravë ndizet një “sinjal i kuq” që vjen si pasojë e ankthit nga shëndoshja.

Kërkuesit e Birgham Young University, në Utah kanë arritur të fotografojnë këtë “sinjal” falë rezonancës magnetike dhe zbuluan se bëhej fjalë për një frikë kokë e këmbë femërore. Ekspertët kanë vërejtur tek vullnetaret që morrën pjesë në studim se në prezencën e imazheve që lidheshin me peshën apo format fizike, regjistrohej një rritje e aktivitetit elektrik të trurit. “Edhe femrat që nuk kanë vuajtur kurrë nga problemet ushqimore dhe nuk shqetësohen shumë për fizikun e tyre, fshehin ankthin për shtimin në peshë”,- ka shpeguar shkencëtari neurolog Mark Allen, autor i studimit. Ky studim është publikuar në “Personality and Individual Differences” dhe kishte si qëllim zbulimin e mekanizmave me të cilat individët perceptojnë difektet e të tjerëve dhe se si ato veprojnë për të modifikuar veset ushqimore.

Advertisement