SHBA – Njolla e naftës dëmton brigjet

Batica e zezë konsiderohet si katastrofa ambjentale më e madhe e ndodhur ndonjëherë në Shtetet e Bashkuara. Në oqean është derdhur një sasi nafte shumë më e madhe nga sa parashikohej në fillim dhe tragjedia mund të këtë dimensione më të mëdha se ajo e “Exxon Valdez” në vitin 1989. Ndërkohë, administrata amerikane ka ndaluar shpimet për naftë në zonat e reja të brigjeve amerikane, duke pritur rezultatet e hetimeve të tragjedisë në Luiziana. “Nuk është autorizuar asnjë shpim dhe nuk do të autorizohen të tjerë derisa të kemi zbuluar se cfarë ka ndodhur”, ka deklaruar këshilltari i Shtëpisë së Bardhë, David Axelrod.

Advertisement