Tiranë – Sot proteston opozita

Bëhet me dijeni se protestuesit opozitarë, do ta kalojnë natën në shesh, ashtu siç bënë më 20 nëntor, për të vazhduar edhe ditën e nesërme, kur do të zhvillohet në fakt një miting i madh festiv nga ana e mazhorancës. Edhe gjatë kësaj proteste, do të kërkohet sërish hapja e kutive dhe transparenca e zgjedhjeve të 29 qershorit të vitit të kaluar, kërkesë kjo e cila ka qenë kryefjalë e opozitës që pas procesit zgjedhor. Sipas procedurave të parashikuara, socialistët dhe aleatët do të mblidhet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ndërsa në orën 18.00 në sheshin “Skënderbej” do grumbullohen të ardhurit nga e gjithë Shqipëria, duke vijuar me marshim përpara Kryeministrisë. Ndërkaq, thuhet se opozita ka edhe një plan rezervë, i cili do të fillojë të zbatohet në ditët në vijim të protestës me atë që quhet “mosbindja civile”, e cila konkretisht karakterizohet me bllokimin e akseve kryesore të kryeqytetit, duke paralizuar funksionimin normal të shërbimeve.

Advertisement