Tiranë – Maturantëve u shtohet provimi i gjuhës së huaj

Ky është një nga ndryshimet e parashikuara nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës në sistemin e Maturës Shtetërore. Sipas Ministrisë së Arsimit, një tjetër ndryshim që do të prekë Maturën Shtetërore ka të bëjë me numrin e provimeve që do të japin maturantët në përfundim të këtij cikli arsimor. Duke filluar nga viti 2012, maturantëve do tu shtohet një tjetër provim, krahas katër provimeve që kryejnë aktualisht. Provimi i pestë është ai i gjuhës angleze ose i një gjuhe tjetër të parë për shkollat dygjuhëshe. Sipas Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, ky ndryshim do të përafrojë nxënësit shqiptarë me ato të vendeve të tjera evropiane.

Advertisement