Kelis – Acapella

Një ndër këngët më të bukura që i ka dhuruar publikut është pikërisht ACAPELLA nga Kelis, një bashkëpunim me David Guetta, publikuar nga Interscoope. Ndoshta ACAPELLA është kënga më sublime e kohëve të fundit, me ritme perfekte nga David Guetta dhe një interpretim karakteristik alla Kelis, e cila i këndon djalit të saj Knight. “Përpara se të lindje ti, jeta ime ishte një akapela” e më pas në refren thotë: ”Tani është një sinfoni, e vetmja këngë për t’u kënduar”. Rezultati i bashkimit Kelis + Will.I.Am. + David Guetta është kaq fantastik, plot energji dhe ndjenja sa kur e dëgjon të duket sikur ngrihesh peshë dhe do doje të kërceje pafund me personat që doni.
Advertisement