Tiranë – Zjarr në një magazinë tek “Ali Demi”

Haki Hoxha, drejtor i Zjarrfikësve të Tiranës, ka bërë të ditur për mediat se situata gjendet nën kontroll dhe se për pak kohë do të munden të shuhen flakët e shkaktuara prej zjarrit. Sipas tij, çka e vështirëson pak vendin është trafiku i rënduar në këtë zonë si edhe ndodhja e shumë godinave të tjera pranë kësaj magazine. Nga flakët janë djegur disa makina pune, ndërkohë që nuk ka asnjë person të plagosur. Kanë nisur hetimet për të gjetur shkaqet e ngjarjes, ndërsa vlera e dëmeve duket se është e madhe.

Advertisement