Tiranë – Lajcak, meritoni liberalizimin e vizave

Një fakt të tillë e ka bërë me dije ministri i Punëve të Jashtme të Sllovakisë, Miroslav Lajcak, gjatë një takimi me homologun e tij shqiptar, Ilir Meta. Vetë Meta theksoi se Shqipëria e meriton liberalizimin e vizave si një çështje dinjiteti dhe shprehu besimin se ky vendim do të merret së shpejti nga Bashkimi Evropian. Dhe duket se këtë gjë e ka mbështetur edhe kryediplomati sllovak, sipas të cilit, tashmë janë plotësuar të gjitha kritereve që kërkon liberalizimi i vizave. Lajcak konfirmoi gjithashtu, mbështetjen absolute të Sllovakisë për integrimin e shpejtë të të gjithë Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Ndër të tjera, ai vlerësoi rolin shumë konstruktiv që luan Shqipëria në rajon, si një faktor paqeje dhe stabiliteti dhe shprehu bindjen se të dy vendet do të punojnë së bashku për integrimin e plotë të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Advertisement