Kosovë – OKB mund të lehtësojë dialogun

Kështu thuhet në raportin e sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara Ban Ki Moon, lidhur me situatën në Kosovë. Ai ka shkruar në faqet e tij se vazhdimi i mbështetjes për aktivitetet e UNMIK-ut nga bashkësitë etnike në terren, nga Prishtina e Beogradi, si dhe nga Këshilli i Sigurimit dhe bashkësia ndërkombëtare në përgjithësi ka një rëndësi themelore. “Qëllimi strategjik i UNMIK-ut mbetet çuarja përpara e sigurisë, qëndrueshmërisë dhe respektimit për të drejtat e njeriut, përmes përfshirjes në dialog të të gjitha bashkësive etnike në Kosovë, të Prishtinës, Beogradit si dhe të aktorëve rajonalë e ndërkombëtarë”, pohon ai ndër të tjera.

Advertisement