Mbrëmë në Kanë ishte radha e “Once Upon a Time In Hollywood”, e regjisorit të famshëm Quentin Tarantino.
Kritiku amerikan i filmit, Timothy (Tim) Cogshell, i pyetur jashtë teatrit të regjisorit në Los Angeles, ka folur për një film të jashtëzakonshëm dhe të egër të regjisorit, që sipas tij përfaqëson jo vetëm “Hollywood”-in, por të gjithë kinemanë.
“Quentin Tarantino është bërë një regjisor që përfaqëson jo vetëm Hollywood-in, por kinemanë. Një dashuri për kinemanë, një dashuri për historitë, një dashuri për shkrimin, dashuri për bërjen e filmave. Ndaj, unë mendoj se edhe Kana e do Quentin Tarantinon po aq shumë”, tha Tim Cogshell. “Na ishte një herë në Hollywood” është historia e “Hollywood”-it përmes lenteve të Quentin Tarantinos. Për Cogshell, ai do të jetë një film i jashtëzakonshëm që do të pritet mirë.
Quentin Tarantino duket se është mbyllur për 6 muaj në montazh, për ta përfunduar filmin e tij në kohë për Kanën. Filmi është vendosur në fundin e periudhës së artë të “Hollywood”-it, viti 1969, e ka si protagonistë Brad Pitt, Leonardo DiCaprio, Margot Robbie, etj..
/TopChannel/