Pas dy vjetësh të lidhur, çifti i ka dhënë fund beqarisë dhe është fejuar, bën me dije “Associated Press”. Ende nuk është vendosur një datë martese, por kjo pritet të ndodhë shumë shpejt. Kjo do të jetë martesa e parë për yllin e Saturday Night Live, 36 vjeç, dhe e treta për akotren Johansson. Ylli i filmit “Avengers: Endgame”, 34 vjeç, u divorcua nga bashkëshorti i saj i dytë, Romain Dauriac, në shtator 2017 pasi u ndanë në mars të atij viti. Ata kanë një vajzë 4-vjeçare bashkë që quhet Rose. Johansson ka qenë e martuar edhe me aktorin Ryan Reynolds për një periudhë prej dy vjetësh nga shtatori 2008 deri në dhjetor 2010.
Aktorja dhe Jost bënë debutimin e tyre të parë në publik si një çift në nëntor 2017 dhe së fundi morën pjesë në premierën e “Endgame” së bashku në Los Angeles. “Scarlett dhe Colin janë të dashuruar dhe ndajnë shumë interesa të përbashkëta dhe të njëjtin sens humori”, tha burimi, duke shtuar se Scarlett është shumë e lumtur.
/Lapsi.al/