Bota – Dëmet e kompanive ajrore 1.7 miliardë

Një fakt i tillë u konfirmua nga Asociacioni Ndërkombëtar i Transportit Ajror, drejtori i së cilës, tha se shkalla e çrregullimeve ishte më e rëndë sesa pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Miliona udhëtarë mbetën të bllokuar pasi qeveritë evropiane vendosën t’i mbyllin hapësirat ajrore të tyre të enjten e kaluar pas shpërthimit të vullkanit në Islandë. Ekspertët patën paralajmëruar se hiri vullkanik mund të shkaktojë prishjen e motorëve të aeroplanëve dhe për këtë arsye, u shkaktua edhe bllokimi i fluturimeve ajrore.

Advertisement