Alban Ramosaj tregon arsyen e tij për herë të parë pse doli nudo në rrjete sociale

Muaj më parë një foto nudo e këngëtarit të njohur Alban Ramosajt bëri xhiron në Internet. Këngëtari teksa ndodhej me pushime ai publikoi foto tërësisht nudo ku shkruante: ‘ Një Mikelanxhelo i ri. Skulpturë’. Fotoja mori shumë komente po asnjë nuk kishte arritur të kuptonte çfarë e shtyu Albanin drejt këtij vendimi. I ftuar së fundmi në emisionin ‘N’drrimi i natës’ në Klan Kosova Ramosaj ka folur për anën profesionale, marrëdhëniet me kolegët, por edhe për jetën private. Gjithashtu këngëtari ndër të tjera ka shpjeguar dhe çfarë e shtyu të pozonte nudo. Këngëtari tha se ai është një njeri pa komplekse dhe gjithë shoqërinë e tij e ka shumë mendjehapur. Më tej ai ka rrëfyer se në momentin që është shkrepur fotoja ka qenë i rrethuar nga disa njerëz dhe është ndjerë shumë i lirë. “E kam vërejtur që shumë prej fytyrave publike edhe njerëz të thjeshtë që përdorin ‘Instagram-in’ janë të shtyrë për të qenë si tip marionetash, kanë një strukturë shoqërore që nuk dalin jashtë saj. Kam dashur t’ju them njerëzve bëni çfarë të doni, jini vetvetja”, – është shprehur Albani. 

alban-ramosaj

Advertisement