Marrëdhënia e Khloe dhe Tristan është më keq nga çfarë pritej

Pak ditë më parë vajza e Khloe Kardashian, True ka festuar ditëlindjen e parë. Si ylli televiziv, gjithashtu edhe babai i saj Tristan Thompson i kanë bërë urime të ndjera të voglës.

Ndërkohë sipas ‘Hollywood Life’ marrëdhënia mes Kardashian dhe Thompson është shumë e nderë pas tradhtisë së këtij të fundit.

Advertisement

Ata mezi flasin me njëri-tjetrin dhe diçka e tillë ndodh vetëm në lidhje me të voglën. Në këto çaste ajo po vëzhgon çdo sjellje të ish-partnerit të saj, pasi për të e rëndësishme është që basketbollisti të jetë pranë vajzës. Ata kanë patur probleme që para se True  të vinte në jetë.

/Opinion.al/