Futbollisti shqiptar Granit Xhaka njihet për natyrën e tij romantike dhe shpesh herë ia shpreh dashurinë bashkëshortes së tij, Leonitës në rrjetet sociale.
Ditën e sotme ajo feston ditëlindjen dhe duket se Graniti është përgatitur mjaft mirë, duke realizuar një video me fotot e tyre më të bukura bashkangjitur me një dedikim mjaft të ndjerë.
“Për vajzën e cila më ndihmoi ta kuptoj definicionin e jetës në thelb. Ditëlindja jote është një ditë shumë speciale për mua dhe shumë e rëndësishme për ne të dy. Të dua shumë bukuroshja ime, zemra ime dhe vetë jeta ime. Shpresoj që të gjitha dëshirat tua të plotësohen, të uroj që të gjitha ëndrrat e tua të bëhen realitet. Shumë urime ditëlindjen dhe së bashku të festojmë të gjitha ditëlindjet tjera. Të dua!”
Videon futbollisti e shoqëroi me një këngë shqiptare, ku në sfond kishte lënë refrenin “Sa të dua, a e din”.
Leonita duhet të ndihet shumë me fat që ka një bashkëshort kaq romantik sa Graniti.
/News31.al/