Të shtëna me armë në një shkollë në Brazil, 9 të vdekur, mes tyre 5 fëmijë

Të paktën 9 persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e disa të shtënave me armë zjarri në një shkollë në juglindje të Brazilit ditën e djeshme, sipas njoftimit nga policia e Sao Paulos.

Mes viktimave bëjnë pjesë pesë fëmijë të shkollës, një person i cili po punonte në ndërtesë, edhe dy agresorët. Të paktën 17 persona të tjerë, kryesisht fëmijë, u qëlluan dhe u dërguan në spitale. Gjendja e tyre shëndetësore nuk dihet ende.

Advertisement

Dy të rinjtë u panë të hyjnë në ndërtesën e shkollës dhe të gjuajnë me armë disa herë rresht. Policia ka treguar se të dy adoleshentët që mbanin maska në fytyrë, hynë në ndërtesë dhe filluan të qëllonin rreth orës 9.30 të mëngjesit. Më pas ata qëlluan edhe veten. Dyshohet se dy adoleshentë kanë shtënë me armë zjarri në kohën kur studentët kanë qenë në pushim.

Identitetet e sulmuesve të dyshuar nuk janë bërë të ditura, mirëpo dyshohet se edhe ata kanë qenë nxënës të asaj shkolle. Policia po ashtu ka thënë se motivet e të shtënave nuk janë bërë të ditura.

Shkolla fillore në të cilën kanë ndodhur të shtënat ka rreth 1,000 nxënës të moshës nga gjashtë deri në 18 vjeç.

Ndonëse krimet me armë janë të shpeshta në Brazil, të shtënat e kësaj natyre nuk ndodhin shpesh në këtë vend.

/News31.al/