Nuk është hera e parë që në rrjet qarkullojnë teori konspirative në lidhje me Zonjën e parë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Melani Trump. Dhe ditën e sotme po qarkullojnë foto dhe video ku fansat kanë bërë krahasime të fotove dhe kanë arritur në një konkluzion. Në videot e fundit të publikuara, Zonja e Parë duket disi ndryshe në paraqitje, ndërkohë që ecën pranë Presidentit Trump pas mbërritjes në Florida. Përdoruesit e Twitter mendojnë se zëvendësuesja e Zonjës së Parë është vetë truproja e saj, ndërsa këto postime me hashtagun #fakemelania sa vjen edhe po rriten. “Nuk është çudi që ajo dukej sikur kishte humbur nja 12 cm në gjatësi”, shkruan një komentuese.
/Syri.net/