Dua Lipa fiton në “BRITs Awards” por na mbetën sytë tek fustani që ka lidhje me Kosovën!

“Brits Awards” në Britani kanë të njëjtin reputacion me “Grammys” ndaj dhe artistët britanikë mundohen gjithë vitin të kenë shansin për tu nominuar në kategoritë e ndarjeve të çmimeve në këtë spektakël dhe akoma më tepër te mundin të fitojnë një çmim. 

Duke qenë se rrëmbeu dy çmime “Grammys” u parashikua se ajo do të ishte edhe fituese në “Brit’s Awards”. Së bashku me Calvin Harris, Dua fitoi çmimin e “Këngës më të Mirë” të vitit me hitin “One Kiss”. 

Advertisement

Mirëpo përveç urimeve të shumta për këtë arritje, fustani blu me disa yje në fushën e tij të cilin Dua zgjodhi për të marrë kupën na u duk zgjedhja perfekte për t’i dhënë një mesazh Kosovës dhe të gjithve në këtë ditë të veçantë. Ngjashmëria e fustanit të saj me flamurin e Kosovës u vu re edhe nga mediat e huaja që po shkruajnë tashmë masivisht për këtë gjetje të këngëtares. 

S’mund të ishim më krenarë se kaq!

/News31.al/