Chris Brown është arrestuar në Paris pas akuzave për përdhunim. Autoritetet franceze thonë se këngëtari dhe 2 persona të tjerë janë nën vëzhgim pasi një grua pretendon se është abuzuar prej tyre në veri-perëndim të Parisit.
Arrestimi i Brown fillimisht u bë publik në median franceze, ku sqarohej se 24-vjeçarja ishte abuzuar seksualisht prej tij në suitën e hotelit ku këngëtari po qëndronte.
Kjo nuk është hera e parë që Chris përfshihet në të tilla skandale. Në korrik të 2018-ës, këngëtari përfundoi në pranga pas koncertit, ndërkohë që muaj më herët ishte fotografuar duke i vendosur i nervozuar duart një vajze rreth qafës.