Bojkot dhe ngujim, ja çfarë po ndodh sot me studentët në fakultete

Studentët duken të vendusor në protestën e tyre. Asnjë fakultet në Tiranë nuk ka nisur sot mësimin. Grupe studentësh janë të ngujuar prej ditësh, ndërsa të tjere refuzojnë të shkojnë në mësim, duke mbështetur kështu shokët e tyre.

Grupi i studentëve që është ngujuar te Fakulteti Ekonomik, nuk ka ndër mend të dorëzohet. Pas një mbledhje mbrëmjen e djeshme ‘Ekonomiku’ përmes një deklarate njoftuan se protesta do të vijojë. Ata i bëjnë thirrje policise së shtetit dhe sigurisë private që të mos u shtrojnë dhunë mbi ta. Ndërkohë ftojnë të gjithë studentët që t’i bashkohen kauzës së tyre. Sipas studentëve protesta do të vazhdojë deri sa të plotesohen 8 kerkesat.

Advertisement

Po ashtu, një grup studentësh të Mjekësisë janë solidarizuar me studentët e tjerë, duke iu bashkuar ngujimit. Studentët janë shprehur njëzëri se nuk do të futen në mësim dhe kërkojnë që kryeministri Edi Rama të plotësojë të gjitha kërkesat e tyre të parashtruara që në fillim të muajit dhjetor.

Në Fakultetin e Drejtësisë shënohet dita e 5- të e ngujimit. Dera kryesore është bllokuar nga studentët me karrige për të mos lejuar hyrjen. Edhe studendët e fakultetit të Shkencave Sociale kanë bojkotuar mësimin.

Në Fakultetin e Arkitekturës, studentët kaluan natën të ngujuar. Ata kanë shtruar batanije në holl ku po vijojnë qëndresën por në të njëjtën kohë kanë lënë të lirë derën për të gjithë ata studentë që duan të vijojnë mësimin. Po kështu tek Polikteniku (korpusi qendror) sot në mëngjes dera kryesore është e mbyllur dhe asnjë student nuk ka hyrë në mësim.

Edhe në Universitetit Bujqësor në Kamëz dhe në Universitetin e Elbasanit “Aleksander Xhuvani” është bërë thirrje për bojkotim të mësimit.

/Opinion/