BE – Procedurë e re për Shengen

Tashmë me një vizë Shengen mund të lëvizësh pa iu nënshtruar kontrolleve në kufij. Ndërsa procedura thjeshtëzohet edhe më shumë. Nëse kërkesa për vizë refuzohet tani do të argumentohet dhe arsyeja e këtij refuzimi, një veprim i cili nuk është bërë më parë. Kodi i ri parashikon që drenda 15 ditësh kalendarike, konsullata e një vendi Shengen duhet t’i japë një datë aplikantit në të cilën ai mund të paraqesë formularin e aplikimit për vizë. Pastaj brenda dy javësh duhet të merret vendimi për dhënien ose jo të vizës. Kodi parashikon në parim të mbetet e pandryshuar pagesa prej 60 eurosh për vizë, por do të ketë disa përjashtime. Do të ketë ulje të pagesës për fëmijët 6 deri 12 vjeç, si dhe janë parashikuar përjashtime për grupe të caktuara aplikantësh.

Advertisement