Rusi – Shpërthim kamikaz në Ingusheti

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia e lajmeve ruse “Itar-Tass”. Objekti i sulmit ka qenë një stacion policie. Në atentat sipas të dhënave të para ka vdekur një polic dhe janë plagosur tre persona të tjerë. Shpërthimi ka ndodhur në qytetin Karabulak, i cili ndodhet rreth 20 kilometra nga kryeqyteti i Ingushetisë, Magas. Atentati vjen pas një sërë sulmesh terroriste që kanë ndodhur në Rusi ditët e fundit.

Advertisement