Pas 8 vitesh romancë, martohet çifti i famshëm?

Ata janë padyshim një nga çiftet më të preferuar dhe më të bukur. Bëhet fjalë për Jason Statham dhe partneren e tij Rosie Huntington të cilët kanë 8 vite që janë në një lidhje shumë të shëndetshme dashurore, bashkëjetojnë dhe kanë një djale 12-muajsh fryt të dashurisë së tyre. Të gjithë i pyesnin herë pas herë përse nuk e hidhnin hapin e martesës dhe të shkonin drejt altarit, por ata nuk kanë dhënë asnjëherë ndonjë arsye. Vjet u fol për një martesë të mundshme midis tyre, ata e konfirmuan, por mesa duket gjërat nuk kanë ecur ashtu si ata do dëshironin përderisa u detyruan ta shtynin këtë datë. Ka qënë Rosie ajo që ka dhënë një deklaratë lidhur me këtë ngjarje : “Ne të dy jemi të njëjtë, ne të dy jemi përqendruar në punë dhe më pas hyri Jack. Ne e diskutuam tashmë këtë temë, ne e presim me padurim këtë moment, por kjo nuk është një përparësi për ne në momentin që mendoj se do të jetë shumë më zbavitëse kur fëmija të rritet dhe mund të jetë pjesë e dasmës “, ka thënë supermodelja. Mesa duket ka ardhur momenti që ata e kanë konsideruar më idealin për të kurorëzuar dashurinë e tyre kaq të gjatë dhe të bukur. Biondina 31-vjeçare dhe aktori 51-vjeçar do të martohen në një ceremoni festive gjatë vigjiljes së Vitit të Ri. Dasma do të organizohet në shtëpinë e tyre në Hollywood. /Tring/

Advertisement