Mediat e huaja po ziejnë, çifti Beckham në krizë nga këngëtarja shqiptare?

Ata janë një ndër çiftet më të dashur për publikun prej vitesh. Por për fat të keq, kohët e fundit është folur shumë për një krizë të mundshme mes David dhe Victoria Beckham. Ata kanë mohuar gjithçka, por këto dyshime janë shtuar gjatë mbrëmjes së “The British Fashion Awards”,  ku çifti nuk shkëmbeu asnjë fjalë me njëri-tjetrin dhe Victoria dukej e nevrikosur gjithë kohën.

Edhe pse në tapetin e kuq ata kaluan së bashku, sapo hynë në The Royal Albert Hall, ata moren rrugë të ndryshme. Nga ana tjetër, David po tregohej shumë i afërt dhe miqësor me Rita Orën. Kaq mjaftoi që njerëzit të flasin dhe të mendojnë se Rita ka gisht në këtë gjë.

Advertisement

Edhe pas ceremonisë, çifti Beckham nuk u larguan së bashku, por ne drejtime te ndryshme. Mendoni edhe ju se diçka po ndodh mes tyre?

1-13

/Opinion/