Moderatorja e njohur i drejtohet publikisht Demi Lovatos: Ndahu nga i dashuri!

Demi Lovato u fotografua duke u puthur me një djalë përpara dy ditësh dhe kaq ka mjaftuar që të vihet në shënjestër të mediave. Djaloshi në fjale është një stilist i njohur, por ai ka vuajtur nga të njëjtat probleme si këngëtarja e njohur për shkak të mbidozës me lëndë narkotike.E para që ka reaguar publikisht për lidhjen e tyre është moderatorja e njohur Wendy Williams, e cila në programin e saj televiziv i kërkoi publikisht këngëtares të largohet nga djali në fjalë. “Duhet të ketë një ligj që nuk duhet të lejojë që persona të cilët kanë marrëdhënie pune të tilla si Demi me stilistin të kenë raporte të tjera me njëri-tjetrin. Kjo marrëdhënie do e kthejë sërish në pikën e nisjes këngëtaren. Të gjithë e dimë sa të mëdha janë gjasat që kjo marrëdhënie të zgjasë dhe më besoni kur ju them se ndarja do i bëjë shumë keq Lovatos”,-u shpreh Wendy. Vetë këngëtarja nuk ka reaguar pas këtyre fjalëve, por një pjesë e mirë e publikut kanë shprehur dakortësinë e tyre për këtë çështje.

Advertisement