Shoqja publikon fotografinë e Diellzës shtatzënë

Diellza Kolgeci është në pritje të fëmijës së saj të parë. Mbrëmë Gazeta Express ka zbuluar se Miss-i kosovar, bukuroshja Diellza Kolgeci është shtatzënë. Ajo është në lidhje me basketbollistin Fisnik Rugova ndërsa çifti janë në pritje të fëmijës së parë. Edhe vetë Diellza e ka konfirmuar se është në muajin e pestë, ndërsa tani shoqja e saj, Afërdita Paçarada ka postuar një fotografi të bukuroshes, duke shkruar se Diellza po shkëlqen në nurin e shtatzënisë.

Advertisement