Anullohet sfilata e Dolce&Gabanna në Kinë, pas akuzave për “racizëm!

Marka e njohur Dolce&Gabbana ka anulluar pasarelën që pritej të mbahej në Shanghai pas asaj që shumë njerëz në Kinë e perceptuan si një fushatë marketingu raciste. Një video e publikuar të hënën në Weibo ku shfaqet një modele kineze që përpiqej të hajë ushqim italian me shkopinj u hoq pa bërë ende 24 orë publikim, por që u shpërnda gjerësisht në të dyja platformat si në atë kineze edhe në Instagram.

Advertisement

Menjëherë pasi kjo bisedë e bërë nga llogaria e tij me një ndjekëse u bë publike, stilisti reagoi duke thënë se i kishin vjedhur Instagramin dhe se ato nuk ishin fjalët dhe mendimet e tij.

Megjithatë i gjithë debati ka çuar në anullimin e sfilatës “The Great Show” të D&G që do të mbahej të mërkurën dhe kjo është bërë publike nga vetë zyra e çështjeve kulturorë në Shanghai.