Ish-Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara Michelle Obama rrëfen për herë të parë se dy vajzat e saj Malia dhe Sasha, kanë ardhur në jetë me fekondim artificial. Michelle bën thirrje për më shumë shkëmbim përvojash në këtë drejtim, pasi kjo do të ndihmonte gratë të gjenin një zgjidhje.
“Ora biologjike është e vërtetë, sepse riprodhimi ka një limit dhe kur unë e kuptova këtë isha 34 apo 35 vjeçe, duhet të bënim fekondim artificial. Mendoj se gjëja më e keqe që i bëjmë vetes si gra është të mos ndajmë të vërtetën për trupat tanë, se si ata funksionojnë apo si nuk funksionojnë”.
Në intervistën që i paraprin librit të saj autobiografik, zonja Obama thotë se ka dështuar në shtatzaninë e parë.
“U ndjeva e humbur, e vetme dhe sikur kisha dështuar. Nuk e dija se sa të shpeshta ishin dështimet, sepse ne nuk flasim për to”.
Sa i përket marrëdhënies me ish-Presidentin Obama, Michelle rrëfen se ajo që duket tashmë si martesa perfekte, më herët ka kaluar dallgë të mëdha, të cilat i kanë kaluar edhe me ndihmën e terapive të martesave.