Në disa studime që janë bërë me kavje shtatzënë, u zbulua se ato që kishin një dietë me shumë yndyrna dhe karbohidrate kishin efekt në 2 000 genet që zhvillojnë foshnjën, disa ndikonin tek funksioni i veshkave dhe disa në nuhatje. Modifikimet më problematike u zbuluan tek fetuset femërore që ishin më të ndjeshme ndaj modifikimeve që vinin si pasojë e dietës ushqimore të mamave. Gjithsesi studimet tregojnë se si meshkujt ashtu edhe femrat, mund të bëhen obezë apo të vuajnë nga diabeti në të ardhmen, si pasojë e ushqimit që ka konsumuar e ëma gjatë shatzanisë. Këto studime pasojnë ato të mëparshmet sipas të cilave dieta ushqimore e femrës ndikon edhe në përcaktimin e seksit të foshnjës që do të ngjizet, psh. ndjekja e një diete të pasur me kalori rrit shanset që të lindë një djalë, ndërsa dieta ushqimore me pak kalori ka gjasa që të ndikojë në lindjen e një vajze. Mendohet gjithashtu se ulja e numrit të lindjes së meshkujve në vendet e industrializuara është pasojë e konsumimit të ushqimeve me pak kalori nga femrat dhe të mos konsumimit të mëngjesit.