Shakira nderohet

Këngëtarja ka themeluar Barefoot Foundation që siguron ushqimin dhe edukimin e 6 000 fëmijëve në Kolumbi, është anëtare themeluese e ALAS Foundation që promovon politikat publike për fëmijët e Amerikës Latine dhe Karaibeve e njëkohësisht është edhe Ambasadore e UNICEF. “Nuk është vonë pët të përmbushur premtimet që u kemi bërë fëmijëve, por duhet të veprojmë tani. Kam një ëndërr dhe vizion për drejtësinë sociale: dua të shoh një botë ku çdo fëmijë të ketë mundësinë të jetojë denjësisht dhe të ketë mundësinë të përfitojë një edukim të mirë dhe shanse për të realizuar ëndrrat e tyre”,- ka thënë Shakira.

Advertisement