Kukulla të reja

Vajzat janë larguar nga ndërtesa e grupit duke lënë lideren e grupit Nicole Scherzinger dhe krijuesin e grupit Robin Antin para vendimit për të hedhur hapin e radhës. Gjatë një interviste të kohëve të fundit Nicole ka zbuluar se paralelisht me pjesëmarrjen në DANCING WITH THE STARS ajo do të jetë në studion e regjistrimit për të punuar për albumin e radhës së Pussycat Dolls me vajza të reja. Ajo ka konfirmuar se po konsiderohet një kast i ri për grupin, për të zëvendësuar vajzat e mëparshme. Nicole gjithashtu shpreson që albumi të dalë jo më vonë se fundi i këtij viti. Jemi shumë kuriozë të shohim se si do të jetë grupi me anëtaret e reja.

Advertisement